|
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|
Bregdeti Shqiptar
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
LULISHTE « ALB-FLORA » Prizren
§ Rėndesia e bimeve zbukuruese
Bimėt zbukuruese pėrfaqėsohen nga nje grup i madhe i bimeve tė formave drurore, shkurrore dhe barishtore, qė dedikohen nė zbukurimin e mjediseve ku jeton dhe punon njeriu. Ato sherbejne nė zbukurimi i parqeve, lulishteve, kopshteve private, hapesirave tė gjelberta nė qytete, zyrave , shtepive tė banimit, dyqaneve tė ndryshme, etj. Pėrmiresimi i mjedisit nepermjet gjelberimit eshte i rendesishem, pasi bimet e gjelberta realizojne pastrimin e ajrit, pengimin e pluhrave, zhurmave, uljen e nivelit te Dioksidit te Karbonit ne atmosfere, pra krijojne nje mjedis cilesisht me tė mirė pėr qytetarėt. Dashuria e njeriut pėr bimet zbukuruese ėshtė teper e lashtė. Gjate germimeve arkelogjike nė faqet e shpellave, ku kane banuar njerzit e lashte, jane gjetur gdhendje qė paraqesin dege, gjethe ose lule tė bimeve qė e kane terhequr vemendjen pėr bukurin e tyre. Shqipėtaret i kane dashur dhe e kane vleresuar bukurin e luleve. Duke e bazuar ne te dhenat arkeologjike nga disa qytete te vendit tone si dhe duke u mbeshtetur ne folklorin tone popullore, konkludojme qe shqiptaret e kane kultivuar lulen dhe kane krahasuar bukurine e vajzes shqiptare me lule te ndryshme, apo i kane kushtuar me qindra vargje kengesh atyre. Ne vendin tone, ka pasur nje tradite ne kultivimin e luleve ne disa qytete si psh: Prizreni ne rritjen e Zambakut, ne Dardane ( Kamenice) ka nje tradite ne kultivimin e Trendafilit, Konifereve, viteve te fundit eshte rritur prodhimtaria e luleve sezonale si: Petunia Hybrida, Tagetes sp. Viola sp. Ageratum hostanianum, etj.
Por me zhvillimin e madh qe kane marre fushat e ndryshme te ndertimit (objekte te ndryshme social-kulturore, shtepi banimi etj), eshte rritur kerkesa per bime zbukuruese me cilesore dhe perdorimi i nje stili te gjelberimi modern ne pershtatje me arkitekturen dhe funksionin e ndertesave .
Ndėrrmarrja e gjelbėrimit ,,ALB-FLORA,, - me nje staf udheheqes profesional ėshte e specilaizur nė projektimin e kopshtėve familjare, hapėsirave tė gjelberta nė qytete, parqeve publike,etj. Realizojm zbatimin e projekteve tė gjelberimit dhe mirėmbajtjen e tyre.
Aktivitetet kryesore:
Tė gjitha programet udheheqen nga specialisti i lultaris dhe gjelberimeve Mr.sc. Nexhat Balaj. Ndėrrmarrja gjendet nė rrugen De Rada, afėr qendres tregtare ,,Ben-Af,, nė Prizren. Mr. sc. Nexhat Balaj Specialist i lultaris dhe gjelbėrimeve
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
© 2009 Kosova Marketing |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||